Debat komisioni për amandamentet për ndryshimet ligjore për të dielën ditë jopune

Shkup, 20 shtator – Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhëniet e punës në lexim të dytë është në rend dite të mbledhjes së sotme të Komisionit kuvendor të Punës dhe Politikës Sociale.

Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për marrëdhënie pune parashihet që e diela të jetë ditë për pushim në javë. Me këtë ndryshim, sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, bëhet balans i jetës private dhe profesionale të punëtorëve.

Për rreth 92 për qind të punëtorëve në shtet e diela do të jetë ditë e pushimit javor. Punëtorët e veprimtarive të cilat është e nevojshme që të funksionojnë, do të kenë mëditje për 50 për qind më të lartë. Qendrat tregtare të dielën do të punojnë vetëm në një ndërrim, prej orës 10 deri në orën 18, ndërsa të punësuarit do të kenë 100 për qind mëditje më të lartë për punë të dielën. Subjektet tregtare në qendrat tregtare do të kenë obligim që të paguajnë vlerën prej 2 për qind për fitimin e realizuar të dielën në Buxhet, ndërsa këto mjete do të shfrytëzohen për themelimin e kopshteve të reja të fëmijëve.

Për zbatimin e këtij ligji nevojiten mjete plotësuese financiare nga Buxheti i shtetit. Në bazë të të dhënave që janë në dispozicion për numrin e të punësuarve në sektorin publik, të cilët do të punonin të dielën (30 për qind), paga mesatare në vend vlerësohet se implikimet fiskale do të ishin rreth 43.100.000 denarë në muaj, gjegjësisht 516.600.000 denarë në nivel vjetor.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj mbledhje deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe Raportin vjetor për punën e Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional në vitin 2020 dhe Raportet financiare të Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional në vitin 2020.

Related posts

Ministria e Financave: Euroobligacioni prej 500 milionë euro u pagua plotësisht

Z H

LSM i përkujton punëdhënësit nga sektorët privat dhe publikë të paguajnë regres për pushim vjetor

N E

Spitali i Gostivarit: Gjendja me coronavirusin është alarmante

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More