Agjencia Zhurnal.mk

Debat onlajn për bashkëpunim ekonomik të Ballkanit perëndimor

Shkup, 27 korrik – Zhurnal.mk – Në vigjilje të takimit të liderëve rajonalë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor të mërkurën kushtuar bashkëpunimit ekonomik rajonal, do të zhvillohet sot një debat onlajn me zëvendëskryetarin ekzekutiv të Këshillit Atlantik, Dejmon Uilson dhe zëvendëskryesuesin e Grupit, Ollbrajt Stounbrixh, Xhim Obrajan.

Uilson dhe Obrajan do të diskutojnë mbi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Në samitin e së mërkurës, të organizuar nga Këshilli Atlantik pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbi-Malit të Zi.

Sipas Këshillit Atlantik, qëllimi i samitit është të arrihet një marrëveshje mbi bashkëpunimin ekonomik me qëllim të përshpejtimit të rimëkëmbjes nga pasojat shkatërruese të Kovid-19, duke nxitur mundësi për zhvillim ekonomik.

“Marrëveshja do të jetë një angazhim për aktivitete të guximshme, praktike që do të gjenerojnë veprimtari ekonomike përmes lëvizjes së lirë të mallrave, personave dhe shërbimeve përtej kufijve të rajonit. Do të jetë gjithashtu baza për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përshpejtimin e alokimit të mjeteve financiare nga fondet për ndihmë për t’u përballë me Kovid-19, informoi Këshilli Atlantik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!