Agjencia Zhurnal.mk

Debat për anëtarësim në NATO: Siguria dhe stabiliteti i vendit janë bazë për zhvillim ekonomik

Shkup, 12 dhjetor – NATO-ja do të thotë stabilitet, siguri, paqe të qëndrueshme, ne jemi praktikisht anëtare e Aleancës, ndërsa de jure duhet edhe Spanja ta përfundojë ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm, tha kryeministri Zoran Zaev, i cili së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Shkup, Dirk Jan Kop merr pjesë në Karvanin e NATO-s dhe debatin me studentë të Fakultetit Filozofik të UCIM-it në temë “Rruga deri te anëtarësimi në NATO: nga një vend i izoluar deri te një vend i integruar”.

Në debatin me studentët kryeministri Zaev dhe ambasadori Jan Kop janë përqendruar në përfitimet nga anëtarësimi i vendit në NATO si anëtare e plotfuqishme e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Kryeministri Zaev paraqiti një pasqyrë të veçantë mbi përfitimet ekonomike. Rritja ekonomike, potencoi, varet në një masë të madhe nga aftësia e vendit të sigurojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, gjegjësisht siguri afatgjatë dhe stabilitet politik.

“Siguria dhe stabiliteti i vendit janë bazë për rritje dhe zhvillim ekonomik. Kjo ndikon edhe mbi përmirësimin e rejtingut kreditor të vendit dhe rritjen e investimeve vendore dhe të huaja të cilat hapin vende të reja pune, rritje të eksportit dhe tregtisë dhe rritje më të shpejtë ekonomike. Me këtë ekonoMEDIAL jonë është konkurruese në tregun e madh evropian, i cili paraqet partner të madh tregtar të Maqedonisë së Veriut dhe ku një pjesë e madhe janë anëtare të NATO-s”, theksoi Zaevi.

Në debatin kryeministri Zaev informoi dhe se ka marrë bindje të fuqishme nga kryeministri i Spanjës Pedro Sançez se ratifikimi nga ana e tyre do të përfundojë së shpejti dhe me këtë do të zyrtarizohet anëtarësimi ynë i plotfuqishëm.

Për ambasadorin Dirk Jan Kop gjithmonë është me rëndësi të bisedojë me studentët sepse siç tha, për 20 vjet studentët do të qeverisin me vendin, do ta udhëheqin Maqedoninë e Veriut si liderë, por edhe si vend anëtar i BE-së.

“Nuk duhet të më besoni, por duhet të më dëgjoni, u tha ambasadori Jan Kop studentëve edhe në fjalimin u përqendrua në përfitimet praktike dhe stabilitetin i cili del nga anëtarësimi

Duke potencuar se Maqedonia e Veriut i përket Evropës në mënyrë kulturologjike, historike dhe ekonomike, ai mes tjerash theksoi se është i impresionuar nga reformat dhe progresin që janë bërë në shtetin tonë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

@Zhurnal.mk