Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Debat për gjendjet në ekonominë e vendit para dhe pas pandemisë

Shkup, 9 qershor – Zhurnal.mk – Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM) në kuadër të mbledhjes së Kuvendit të Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë, organizon debat me temë: “Ekonomia e Maqedonisë së Veriut para dhe pas pandemisë”.

Në debat, siç informojnë nga OPM, do të flitet për ekonominë e vendit para dhe pas pandemisë me Kovid-19, ku folësit do të flasin për ngjarjet aktuale dhe sfidat me të cilat u përball vendi gjatë periudhës së kaluar por edhe mundësitë për zhvillimin ekonomik pas pandemisë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli disa masa ekonomike dhe ndihmë të drejtpërdrejtë e cila ishte kahëzuar drejt qytetarëve dhe ekonomisë në mënyrë që t’I zbusë pasojat nga Kovid-19, por megjithatë për një pjesë të komunitetit afarist këto masa nuk mjaftuan. E tërë gjendja shkaktoi goditje të fuqishme ndaj punëdhënësve, disa prej tyre u adaptuan dhe I ristrukturuan me sukses bizneset e tyre, por megjithatë për një pjesë të punëdhënësve kriza shënoi edhe mbyllje të shumë vendeve të punës apo ndërkaq mbyllje të aktivitetit ekonomik. Nëntë sektorë në të cilët u angazhuan 62 për qind e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në ekonomi janë më së shumti të goditur nga kriza, ndërkaq madje 40 000 vende të punës ndodhen në rrezik të drejtpërdrejtë”, thonë nga OPM.

Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë, thonë nga atje, që nga fillimi I krizës së shkaktuar nga virusi Kovid-19 dha kontributin e vet dhe I përfaqësoi interesat e punëdhënësve përmes pjesëmarrjes në Këshillin nacional ekonomik-social, Këshillin nacional për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe trupa të tjerë, parashtroi propozim masa dhe aktivitete drejt institucioneve shtetërore, e tërë kjo me qëllim të tejkalimit më të lehtë të gjendjes së krizës.

Një pjesë e konsiderueshme e masave të propozuara nga OPM u pranuan nga ana e Qeverisë dhe u shndërruan në masa dhe dekrete aktive. Pasojat ekonomike, theksojnë punëdhënësit, do të ndjehen edhe në vitet në vijim, por megjithatë me përpjekje të përbashkëta mund ta lëvizim ekonominë dhe të hapim perspektiva të reja për zhvillim të biznesit në realitetin e ri.

Postime të ngjashme

Në gjimnazet e Dibrës, në vitin e parë mund të regjistrohen 308 nxënës

Dafina Vidishiqi

Mbi nëntë mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në muajin prill

Dafina Vidishiqi

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...