Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Debat publik: Nevojitet vullnet më i madh politik për zbatimin e Strategjisë për barazi gjinore

Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Në mbledhjen e sotme të Komisionit kuvendor për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave po vijon debati publik për Raportin Vjetor për Zbatimin e Strategjisë për Barazi Gjinore për vitin 2019.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në shpjegimin e Strategjisë potencoi se barazia gjinore është obligim i përbashkët dhe prioritet i Qeverisë, pjesë e programit qeveritar për punë në periudhën 2020 – 2024 dhe obligim nga agjenda për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel lokal.

Në drejtim të realizimit të aktivitetit gjinor, theksoi Shahpaska, është me rëndësi respektimi i konceptit për mundësi të barabarta që shënon se, siç tha, gratë dhe burrat duhet të kenë të drejta të barabarta për zhvillim njerëzor, social, ekonomik dhe kulturor, si dhe të drejtë të barabartë të votës në jetën shoqërore dhe politike.

Ajo theksoi se në realizimin e këtij roli të rëndësishëm rol kanë të gjitha gratë, pjesëtare të bashkësive të ndryshme etnike, gratë të cilat jetojnë në mjediset rurale, gratë me nevoja të veçanta, në politikë, në familje.

Ministrja Shahpaska paralajmëroi se këtë vit po punon seriozisht në përgatitjen e Strategjisë së re për barazi gjinore, ndërsa në kuadër të këtij procesi, nënvizoi, organizatat qytetare dhe ndërkombëtare dhe të gjitha palët e prekura, kanë mundësi që të marrin pjesë me mendimet e tyre. Me ligj të ri, theksoi mes tjerash, pritet që të vendoset qendër trajnimi për buxhetim gjinor me përgjegjësi, që do të përfaqësojë edukim të vazhdueshëm për të gjithë makinerinë gjinore.

Bllagica Petrevski, evoluese e jashtme në kuadër të MPPS, në shpjegimin e Strategjisë së bërë në periudhë prej tetë viteve 2013-2020, informoi se përmban tri qëllime strategjike, vendosjen e sistemit efektiv dhe efikas për arritjen e barazisë gjinore përmes mekanizmave funksionalë për mbështetje në nivel kombëtar dhe lokal, indikatorë të harmonizuar për matjen e progresit të barazisë gjinore dhe statistikë të siguruar gjinore.

Ajo theksoi se ekziston pabarazi e rëndësishme në ndarjen e aktiviteteve dhe përgjegjësive, por janë arritur rezultate të rëndësishme në qëllime të caktuara specifike.

Përfaqësuesja e Zyrës së UNWoman në Shkup ndau të dhëna nga analizat e bëra për ndikimin e krizës së koronës, me çka informoi se gratë janë veçanërisht të prekura nga kriza, veçanërisht nga aspekti i humbjes së vendeve të punës, rritjen e aktivitetit, punë të papaguar të rritur në shtëpi, rrezik më të madh nga dhuna në bazë gjinore

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...