Shkup, 4 mars – Zhurnal.mk – CIVIL sot në Shtip do të organizojë panel diskutimin “Regjistrimi: Statistikë, jo politikë”.
“Në fokus të panel diskutimit është nevoja që të ndahet politika nga statistika, sepse regjistrimi I tillë edhe është – operacion statistikor, e jo poligon për përllogaritje etno-politike. Për opinionin është me rëndësi të dëgjohen qëndrimet edhe të pjesëmarrësve të Shtipit në panel diskutim, të cilëve, mes tjerash, do t’u japim hapësirë të ndajnë edhe disa informata bazë për rrjedhën e përgatitjeve të regjistrimit, si dhe rëndësinë e tij për zhvillimin e komunave, ekonomisë, dhe ndërtimin e politikave dhe praktikave në nivel lokal dhe nacional”, theksojnë nga CIVIL.
Në pajtim me masat për mbrojtje nga Kovid-19, panel diskutimi do të mbahet pa publikë, por do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqen e ideo përmbajtje të posaçme do të publikohen edhe në kanalin e CIVIL-it në YouTube.