Debati “30 vjet shoqëri qytetare”

Shkup, 29 shtator – Debati “30 vjet shoqëri qytetare” do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN).

 

“Në frymën e shënimit të tre dekadave të para nga pavarësia e shtetit, debatin e përkushtojmë në zhvillimin e shoqërisë qytetare, aktivizimin shoqëror dhe trendet në funksionimin e organizatave qytetare në 30 vitet e fundit”, citojnë nga QMBN.

Në ngjarje, siç paralajmëruan, fjalime hyrëse do të mbajnë Natasha Gaber Damjanovska, drejtoreshë e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, ish gjykatësi kushtetues Sasho Klekoski, analisti Ibrahim Mehmeti, nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Katerina Haxhi-Miceva Evans, nga Qendra evropiane për të drejtë jofitimprurëse.  Lehtësues i ngjarjes do të jetë Aleksandar Kërzhalovski, drejtor i Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Në ngjarje do të prezantohet  analiza “Kthimi analitik i zhvillimit të shoqërisë qytetare nga pavarësia e shtetit deri më sot”, e përgatitur nga Natasha Gaber Damjanovska, ndërsa do të debatohet edhe për arritjet kyçe, por edhe për leksionet e mësuara  nga 30 vjet shoqëri qytetare.

Kjo është ngjarje përfundimtare  e Qendrës së burimeve qytetare, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian ndërsa i zbatuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në partneritet me Asociacionin për Nisma Demokratike, Gostivar dhe Media plus, Shtip. 

Related posts

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Z H

Kamçev ngelet në paraburgim, refuzohet garanca prej 1,7 milion eurove

Z H

Zoran Zaev: Pavarësia dhe shteti ynë qoftë i përjetshëm

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More