Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Debati – Gjekmarkaj: Gjiknuri duhet të hetohet nga SPAK për tenderat dhe dosjen e Dibrës

Analisti Agron Gjekmarkaj dhe deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, janë përplasur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”.

Teksa diskutohej për operacionin policor me urdhër  të SPAK në Gjykatën e Krujës dhe arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, Gjekmarkaj iu drejtua Gjiknurit për të ndalur moralizmat në ekran, duke thënë se ai gjithashtu duhet të hetohet nga SPAK.

Gjekmarkaj përmendi tendera të dhënë dhe dosjen e Dibrës, teksa i konsideroi vepra të forta penale.

Debati:

Gjekmarkaj: Gjiknuri duhet të hetohet nga SPAK për tenderat që ka dhënë kur ka qenë ministër, për dosjen e Dibrës për përgjimet që dolën. Ai ka çuar djemtë problematikë, është turp kjo. Është vepër penale të çosh të fortë për të marrë vota.

Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla!

Gjekmarkaj: Nuk duhej të ishe duke bërë moral këtu. Ju jeni një person që nuk mendoni me mendjen tuaj. Qeshni me komandë, qani me komandë, belbëzoni me komandë. Ju duhet të ishit në hetim dhe jo duke bërë moral në studio.

Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla! Ata votojnë dhe vlerësojnë. Më 25 prill populli do vlerësojë sërish.

Postime të ngjashme

Njoftohet data e fillimit të shkollave; Ministrja Evis Kushi tregon programin e nxënësve dhe mësuesve

D V

Rama publikon pamjet nga kisha e Shën Premtes në Lukovë: Gati për të pritur vizitorët

D V

Ambasadorja Kim shkon në Vuno, ia shtron me uzo me banorët e fshatit

D V

Policia kontrolle gjatë natës në rrugët e vendit, pezullohen 10 leje drejtimi dhe vendosen dhjetëra gjoba

D V

Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër, policia identifikon dy nga autorët të dyshuar për vënien e zjarrit

D V

Situatë e rëndë në Vlorë, zjarret i afrohen banesave në Dukat të ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...