Debati kryesor për “Titanik” është anuluar për më 24 gusht, nesër fjalët përfundimtare për “Tenderët”

Shkup, 12 korrik – Seanca kryesore për rastin “Titanik”, e cila ishte caktuar për nesër, është shtyrë për më 24 gusht, ndërsa nesër do të mbahet seanca përfundimtare për rastin “Tenderat”, kumtoi Gjykata Themelore Penale Shkup.

 

” Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare që e monitorojnë punën e gjykatës, ne informojmë publikun se seanca kryesore për rastin me KOK nr. 7/18 të prokurorisë e emërtuar si “Titanik”, e planifikuar për më 13.07.2021, shtyhet pasi është caktuar njëkohësisht dhe dëgjimi i çështjes me KOK nr. 64/17 të prokurorisë të emërtuar si “Tendera”, e cila vepron nga e njëjta dhomë gjykuese dhe seanca dëgjimore është planifikuar të fillojë me argumentet përfundimtare. Seanca e radhës për rastin “Titanik” është caktuar për më 24.08.2021 në ora 10:00, për të cilën palët në procedurë tashmë janë njoftuar”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Related posts

Ahmeti – Tsipras: Nga Forumi i Prespës përçohen mesazhe në nivel global

D V

Hapet vendkalimi i përkohshëm kufitar Strezimir-Restelicë

R Zh

Albin Kurti: Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More