Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Debati për numrin e viktimave nga Covid, Rama-Bashës: E kalove cakun, nesër kam një përgjigje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës se është fshehur numri real i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, duke e cilësuar deklaratën si të pashembullt, që cenon direkt mjekët, që ndodhen në vijën e parë të zjarrit. Kjo akuzë, vijon më tej Rama, nxit dhunë kundër mjekëve. Për gjithë debatin, kreu i qeverisë thotë se do u drejtohet nesër shqiptarëve, sepse “Basha e kaloi cakun”.

Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!

Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!” shkruan Rama.

Por cfarë tha Lulzim Basha mbrëmë? Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se autoritetet shëndetësore kanë fshehur numrin real të viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Basha, autoritetet kanë publikuar gjithsej për periudhën Mars-Tetor 2020, vetëm 509 raste fatale, ndërsa realisht sipas tij, janë 923 viktima nga COVID-19, 414 më shumë.

Po sipas këtyre të dhënave të liderit demokrat në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.

Por, drejtoresha e spitalit Infektiv, Najada Çomo së bashku me mjekët e tjerë përmes një deklarate mëngjesin e sotëm mohojnë, duke i cilësuar të pavërteta deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha se është fshehur numri real i vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri.

Mjekët, thonë se këto deklarata janë goditje për ta në këtë periudhë të vështirë, ndërsa “kërcënojnë” se nëse akuzat do të përsëriten do i drejtohen prokurorisë, që të hetojë.

Postime të ngjashme

Gripi i shpendëve, ndalohet tregtimi në rrugë

Bekim Laçi

Sistem modern për analizat: 3 mln euro për sigurinë dhe shpejtësinë e shërbimit në QSUT

Bekim Laçi

Kryebashkiaku drejt shkarkimit/ Qerim Ismailaj i Mallakastrës rezultoi i dënuar në Greqi. Nuk e deklaroi

Bekim Laçi

Analizë/ “Bashkë pa kufi” – Sa janë realizuar 83 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri ?

Zekirija Haxhiu

Në Shqipëri hapen qendra shëndetësore për turistë, me teste të shpejta për Covid-19

Bekim Laçi

Provimi i fundit! Sot 34 mijë maturantë do të testohen në lëndët me zgjedhje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...