Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Debati për Strategji kombëtare për parandalimin e korrupsionit vazhdon

Shkup, 13 prill 2021- Zhurnal.mk – Debati parlamentar për Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesit 2021-2025 do të vazhdojë nesër. Këtë pasdite, seanca u ndërpre dhe nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, paralajmëroi se do të vazhdojë nesër siç është rënë dakord në koordinimin me përfaqësuesit e grupeve parlamentare.

Deputetët e opozitës VMRO-DPMNE, gjatë debatit të sotëm thanë se do ta mbështesin miratimin e Strategjisë, sepse ajo është e rëndësishme për vendin dhe nga rezultatet e saj do të varet edhe progresi në integrimin evropian, por shprehën dyshime për kapacitetin e pushtetit për zbatimin e tij.

Për deputetët e pushtetit, kjo është një strategji e vërtetë në kohën e duhur dhe zbatimi i saj varet nga të gjithë.

Kryetarija e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) Biljana Ivanovska, para deputetëve, theksoi se Strategjia kombëtare pesëvjeçare e përgatitur nga KSHPK është dokumenti i parë në fushën e luftës kundër korrupsionit që miratohet në nivelin më të lartë dhe në të janë detektuar 12 problemet prioritare sektoriale,mes të cilëve gjyqësori, mediat, punësimi në sektorin publik, procesi i furnizimeve publike, zbatimi i kompetencave në sektorin publik

Deputeti Marko Kostovski nga LSDM-ja tha se ky është ligji i duhur në kohën e duhur dhe se zbatimi i Strategjisë varet nga të gjithë në mënyrë të barabartë.

Sipas deputetes Sonja Mihajllovska nga LSDM-ja, për herë të parë ka vlerësime se Komisioni për Antikorrupsion nuk është nën kujdesin e pushtetit.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...