Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Debati për tekstet shkollore, Rushiti: Zotimet nga autoritetet për korrigjim nuk u zbatuan

Shkup, 9 shkurt – Tekstet shkollore kanë ngjallur sërish debate në Maqedoninë e Veriut. Libri i gjeografisë për vitin e dytë në gjimnaz thotë se shqiptarët kanë filluar të vendosen në Maqedoninë e Veriut në fund të shekullit 18, duke ardhur nga Shqipëria dhe Kosova, në një proces që sipas autorëve vazhdon edhe sot.

Në librin e gjeografisë thuhet se shqiptarët kanë prejardhje rome, turke dhe çerkeze, ndërsa disa fise që llogariten autokton në Maqedoninë e Veriut janë në fakt maqedonas të shqiptarizuar gjatë sundimit osman. Këto shtrembërime kanë shkaktuar reagime të ashpra nga opinioni publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Gabime dhe shtrembërime të fakteve historike janë hasur edhe më parë në tekstet shkollore, por komisionet e formuara nga ministrat shqiptarë të arsimit për shqyrtimin e këtyre teksteve nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Në një intervistë për Euronews Albania, Sulejman Rushiti, ish-ministër i arsimit në Maqedoninë e Veriut tha se për këtë çështje është marrë zotimi nga autoritetet që do të korrigjohet dhe ende nuk është bërë asgjë.

Sipas tij këto gabime janë të vendosura në mënyrë të qëllimshme.

“Bëhet një lloj inputimi i tillë në librat shkollor, pastaj bëhet një zhurmë në opinionin publik dhe pastaj del një nga këta të ashtuquajturit heronj dhe korrigjon një gabim i cili në rradhë të parë nuk është dashur që të ndodhë,” – u shpreh Rushiti.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

Lëvizja Besa mbajti kuvendin e nëndegës në Kamjan, ja kush u zgjodh kryetar

D V

Përurohet shëtitorja pranë bregut të Vardarit në rrugën “13 Nëntori”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...