Shqipëri

Debati për viktimat nga covid, Basha replikon me Ramën: Ne kemi detyrë të shpërndajmë të vërtetën

Zhurnal Ads

Lideri demokrat Lulzim Basha i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook, kryeministrit Edi Rama në lidhje me debatin për numrin e viktimave nga koronavirusi. “Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura” shkruan Basha.

Por si nisi debati? Mbrëmë ishte Lulzim Basha që akuzoi qeverinë se fshehu numrin real të viktimave nga koronavirusi. Por Edi Rama e cilësoi akuzën të pashembullt, ndërsa rivalit të tij politik i tha se “e kalove cakun”.

Drejtoresha e spitalit Infektiv, Najada Çomo së bashku me mjekët e tjerë përmes një deklarate mëngjesin i mohuan, duke i cilësuar të pavërteta deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha se është fshehur numri real i vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri.

Mjekët, thanë se këto deklarata janë goditje për ta në këtë periudhë të vështirë, ndërsa “kërcënojnë” se nëse akuzat do të përsëriten do i drejtohen prokurorisë, që të hetojë./ db/Abcnews.al

Postime të ngjashme

Manastirliu i përgjigjet Bashës: Lëri planet e pikat!

admin

Axhenda/ Sot mbledhja e dy qeverive në Tiranë, këto janë marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

admin

VIDEO,”Vetëm 300 ditë na duhen për t’a futur krimin andej nga ka dalë”, Vasili nxjerr videon me premtimet e pambajtura të Ramës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...