Prej 14 ditësh banorët e fshatit Panarit në Korçë janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se në këtë fshat banojnë rreth 200 banorë, të cilët prej dy javësh ndodhen të izoluar nga pjesa tjetër e kësaj zone pasi rruga Shtyllë-Panarit është e bllokuar.