Kosova është përfshirë nga reshje dëbore, ku më të shumta janë regjistruar në Prishtinë.
Reshjet e para të borës kanë rënë në qytetet e Dragash, Prizren, Lipjan, Prishtinë, Malishevë, e në vende të tjera.
Deri tani nuk është raportuar për probleme serioze si pasojë e reshjeve.
Vetëm në disa zona malore këshillohet që të përdoren zinxhirë.
Sipas parashikimit të motit, pritet që kjo situatë të zgjasë edhe javën e ardhshme.