Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Debutim “i hidhur” për Tuchel, vetëm barazim përballë Wolves

Vetëm 24 orë pas emërimit dhe pa drejtuar ende asnjë seancë stërvitore, Thomas Tuchel debutoi në pankinë ne Chelseat në sfidën ndaj Wolves në “Stamford Bridge”, por “blutë e Londrës” nuk shkuan përtej barazimit pa gola, duke mbetur në vendin e 8 me 30 pikë.

Pa drejtuar asnjë seancë stërvitore, tekniku gjerman zgjodhi një rreshtim 4-2-3-1 për ndeshjen ndaj “ujqërve”, teksa në majë të sulmit i kishte besuar francezit Olivier Giroud dhe gjermanit Timo Werner nuk i dha asnjë minutë në fushë.

Londinezët u shfaqën zotër të fushës, duke qarkulluar topin përreth 78% të ndeshjes, dominim të cilin arritën ta konkretizojnë edhe me raste, por nuk ia dolën të bëjnë më të rëndësishmen në një ndeshje futbolli, të dërgojnë topin në rrjetë.

Nga ana tjetër Wolves u mbrojt me fanatizëm dhe la vendasit të qarkullojnë topin, duke parë shumë rrallë nga porta e Mendy dhe vetëm gjatë minutave të fundit u shfaq 2-3 herë rrezikshëm me kundërsulme, por pa bërë asnjë goditje në kuadrat.

Tuchel provoi të ndryshojë në pjesën e dytë, duke hedhur në fushë emra si Mount, Pulisiç e Abraham dhe rastet më të mira të shënimit i pati me Kovaçiç e Havertz, por pa arritur të gjejë golin me vlerë 3-pikëshe.

Sfida e radhës e londinezëve do të jetë të dielën e 31 janarit, sërish në “Stamford Bridge”, por këtë herë përballë Burnley-t, në një ndeshje ku Tuchel do të provojë të regjistrojë fitoren e parë si trajner i Chelseat.

Postime të ngjashme

Heung-Min Son ‘godet’ Harry Kane pas kërkesës për largim, ‘pëlqen’ foton e cila e paraqet anglezin me zero trofe

D V

Varane i tha Real Madridit të harrojë ofertat nga Chelsea e PSG dhe të përqendrohet vetëm te Man Utd

D V

Milani i interesuar për transferimin e Ceballosit

D V

Lukaku pritet të bëhet lojtari më i shtrenjtë i Serie A i shitur ndonjëherë

D V

‘Mos shko te Chelsea’ – tifozët e Interit i shkruajnë Lukakut dhe agjentit të tij

D V

Marley Ake rezulton pozitiv me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...