Defile çikliste nëpër rrugët e Shkupit

Shkup, 22 shtator – Me rastin e Ditës pa automjete – 22 shtatorit, por edhe fundit të Javës evropiane të mobilitetit, qytetarët sot iu bashkangjitën defilesë së madhe çikliste që u mbajt nëpër rrugët e Shkupit.

Defileja filloi nga parku “Ibni Pajko” dhe lëvizi nëpër rrugët e qytetit deri te caku – Guaca në Parkun e qytetit, ku u mbajt lotari dhe hepening muzikor. Në defile mori pjesë edhe kryetari I Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Qyteti I Shkupit këtë vit për të 11-tën here iu bashkangjit qyteteve që e shënojnë Javën evropiane të mobilitetit, em agjendë të pasur të mbushur me përmbajtje cilësore për promovim të ecjes, çiklizmit dhe përdorimit të transportit publik si forma të qëndrueshme të mobilitetit urban”, kumtuan nga Qyteti.

Siç informojnë autoritetet e Qytetit, në kuadër të kësaj jave u organizuan një sërë ngjarjesh. U mbajtën disa punëtori onlajn me nxënës nga arsimi fillor dhe I mesëm për promovimin e masave për arritje të mobilitetit të qëndrueshëm urban, ndërkaq u organizuan edhe disa aktivitete për promovim të zhvillimit të rrjetit të rrugicave çikliste dhe të këmbësorëve në qytet që po rritet mesatarisht për rreth 14 kilometra në vit, me çka rrjeti çpiklist në Shkup këtë vit tejkaloi 110 kilometra.

Tema e Javës evropiane të mobilitetit është “Sigurt dhe shëndetshëm me mobilitet të qëndrueshëm”, ndërsa në shënimin e saj u bahskangjitën mbi 2.700 qytete nga më shumë se 50 shtete nga Evropa dhe nga bota.

Fushata e sivjetme e organizuar nën moton “Lëviz qëndrueshëm, mbetu I shëndoshë” ka për qëllim t’I shprehë respekt përballjes me pandeminë me Kovid-19 dhe të hedhë një dritë tjetër të mundësive të cilat dolën nga kjo krizë, deri më tani e paparë, shëndetësore.

Related posts

UT me rastin e zjarrit të mbrëmshëm u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

D V

Vazhdohet për 5 vjet afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Z H

Ilir Hasani për TV21: Jam rrugës për në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More