Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Definim të linjave të kuqe, kërkon Mickoski lidhur me çështjen bilateral me Bullgarinë

Shkup, 26 mars – Nuk guxojmë të lejojmë çështja bilateral me Bullgarinë të jetë pjesë e kushteve për fillim të negociatave. Këtë e thotë edhe partneri ynë strategjik, SHBA-ja. Jashtë procesit të negociimit duhet të zgjidhen çështjet bilateral, deklaroi sonte lideri I partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski.

Definimi i linjave të kuqe rreth kësaj çështje, tha Mickoski, duhet të jetë gjithashtu një nga temat e takimit të së hënës me Zoran Zaevin.

“Nuk mund të ketë më shumë lëshime nacionale. Mjaft ishte, 30 vite na shkelin. Deri kur do të lëshojmë pe, na thonë ndërroni këtë, ndërroni atë do të keni date, do të filloni negociata, do të jeni në NATO. Tani na thonë edhe këtë ta zgjidhni, deri kur do të na thonë. Duhet të shkruhen vijat e kuqe. Ne jemi maqedonas, me kulturën e vet, me traditat e veta dhe kështu me radhë”, deklaroi Mickoski, në emisionin  “Çka nuk është e qartë” në Televizionin Alfa.

Ai theksoi se ne jemi populli i vetëm në Ballkan që vetë ka krijuar shtet dhe nuk kemi pasur patronë, si shtetet e tjera ballkanike dhe se populli vetë, përmes LNÇ-së ka luftuar për shtetin e vet.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...