Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dega BDI në Manastir del hapur kundër propozimit të Grubit për drejtor në Muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe

Manastir, 12 dhjetor, Zhurnal.mk – Shqetësimet lidhur me emërimin e drejtorit të Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir duket se janë ngritur tashmë edhe në nivel dege në këtë qytet dhe e gjithë kjo për faktin që dega po shpërfillet dhe nuk pyetet në lidhje me emërimet dhe se kryetari aktual i degës nuk ka dorëzuar procesverbalin aty ku duhet, kështu të paktën thuhet nga mbledhja e mbajtur në degën e BDI-së në Manastir më datë 29 nëntor të këtij viti, përcjell zhurnal.mk.

‘Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – Manastir sot mbajti mbledhjen e rradhës ku u diskutua mbi temën e konkursit për zgjedhjen e drejtorin në Institucionin nacional “MUZEU I ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE ” ku anëtarët e kryesisë unanimisht kanë propozuar Afërdita Bataloska (Kryetare e Forumit të Gruas BDI-Manastir)’, kështu thuhet pas mbledhjes së datës 29 nëntor.

Bashkë me këtë njoftim pas mbledhjes ato kanë dorëzuar dhe procesverbalin, të cilin e ka siguruar Zhurnal.mk, ku shihet qartë se anëtarësia e degës përkrahin unanimisht znj. Bataloska për drejtore.

Megjithatë e gjithë kjo vjen për faktin se zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi dhe sekretari shtetërorë në Ministrinë e kulturës Valmir Aziri insistojnë që për drejtor në këtë institucion të emërojnë një person i cili me profesion është këngëtarë e që dega e kundërshton jashtëzakonisht pa masë dhe në procesverbalin e degës shihet qartë kundërshtimi i tyre.

Postime të ngjashme

Oferta befasishme e Zaevit / Pluhur syve të opozitës apo BDI-së ?

R Zh

Më ftohtë në Kodër të Diellit, më ngrohtë në Dojran dhe Gjevgjeli

T E

Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale

R Zh

Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

R Zh

Mexhiti nuk i beson anketës së Bujar Osmanit për ministrat e BDI-së: Mos po flet për anketë në Korenë e Veriut?

R Zh

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...