Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Dëgjojnë për herë të parë për virusin korona, ky është reagimi i banorëve të “Big Brother”

Banorët e “Big Brother” në Gjermani të cilët u futën në 6 shkurt, nuk kanë qenë të vetëdijshëm për situatën e rëndë që ka përfshirë gjithë botën.

Kur ata hynë në shtëpinë e famshme, koronavirusi sapo kishte filluar të përhapet dhe ata nuk e mendonin kurrë se do kishte përmasa kaq të mëdha.

Të 14 personat morën vesh mbrëmjen e djeshme situatën për koronavirusin në një lidhje drejtpërdrejt me moderatorin e spektaklit.

Ata u shokuan të gjithë dhe filluan të përloten. Nisën të shqetësoheshin për familjarët e tyre, por regjia ia mundësoi lidhjen e tyre me Skype.

Në shtëpi filloi të mbizotëronte heshtja dhe të gjithë banorët e kishin shumë të vështirë ta pranonin situatën.

Regjia nuk kishte vendosur t’i tregonte për pandeminë e përhapur në të gjithë botën, por vendimin për t’i informuar ata e mori pas kritikave të shumta që u bënë nga publiku. Të gjithë mendonin se do ishte e padrejtë që banorët të mos e dinin se çfarë po bëheshe jashtë me familjarët e tyre.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!