Dejvid Gir: BE-ja i mbështet aktivitetet në ruajtjen e statusit të Rajonit të Ohrit në UNESKO

Ohër, 1 korrik – Bashkimi Evropian i mbështet aktivitetet që i zbaton pushteti lokal në Ohër drejt ruajtjes së statusit që rajoni e ka si trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore të mbrojtur nga UNESKO.

 

Këtë e tha euroambasadori Dejvid Gir në takimin e sotëm me kryetarin e komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski ku është informuar për përparimin e aktiviteteve që janë ndërmarrë nga takimet e tyre deri tani.

Georgieski sot me kryeministrin Zoran Zaev kanë bërë mbikëqyrje në një pjesë të bregdetit të Ohrit ku komuna e Ohrit gjatë periudhës së kaluar ka realizuar aktivitete në largimin e objekteve të paligjshme ku është bërë rregullimi dhe përgatitja e plazheve në prag të sezonit turistik.

Ai ka shprehur kënaqësi që si pushtet lokal ka treguar vendosmëri, vullnet të duhur, kapacitet dhe gatishmëri “të përballemi me problemet dhe t’i japim fund kaosit disavjeçar, keqpërdorimeve dhe uzurpimeve të zonës më atraktive nga zona mbrojtëse”.

“Sigurojmë kushte për shfrytëzim të lirshëm të plazheve nga ana e qytetarëve dhe turistëve që do të bëjnë pushime në Liqenin tonë të shkëlqyeshëm të Ohrit”, ka porositur Gerogievski në profilin e tij në Fejsbuk.

Related posts

Pavleski: Kompanitë vendore të marrin pjesë në garën për “Go Global”, aplikimi është pa pagesë

Z H

Maqedoni: Konfiskohen 280 kilogramë duhan dhe rreth 60 mijë kuti cigaresh

D V

6 të infektuar dhe 27 të shëruar nga Covid, nuk ka të vdekur

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More