Deklarata e fortë e Kim Jong-un dhe detaji që ra në sy në trupin e tij. BBC: Janë nxitur spekulimet se…

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un e ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa në ushqim, raporton BBC.

Deklarata e tij u bë gjatë një takimi me udhëheqës të lartë në vend, ku Kim Jong-un tha: “Situata e furnizimit të njerëzve me ushqim tani po agravon”.

Sipas tij, kjo vjen nga dështimi i sektorit të bujqësisë të përmbushte objektivat e vendosura për mbjelljen e grurit, për shkak të fenomeneve natyrore, duke përmendur tajfunet e ndodhura vitin e kaluar, që shkaktuan përmbytje.

Sipas BBC, çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje, ndërsa një kilogram banane ka arritur deri në 45 dollarë (32 £).

Kjo vjen në një moment që Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë për të frenuar përhapjen e Covid-19, dhe si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë.

Vendi e ka hetime tregtinë me Kinën për ushqime, pleh dhe karburant.

Koreja e Veriut gjithashtu po përballet edhe me sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programeve të saj bërthamore.

Në muajin prill, Kim bëri një deklaratë të rrallë, ku pranonte vështirësitë me të cilat përballej vendi i tij dhe i bënte thirrje zyrtarëve që të përgatiten për një tjetër “Mars të rëndë”, (apo sic njihet The Arduous March). Ky është një term i përdorur nga zyrtarët e Koresë së Veriut për t’iu referuar luftës së vendit gjatë urisë së viteve 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e la Korenë e Veriut pa ushqime thelbësore.

Numri i përgjithshëm i koreano-veriorëve që vdiqën nga uria në atë kohë nuk dihet, por vlerësimet shkojnë deri në tre milion.

Ajo që ra në sy në daljen e radhës së Kim Jong-un ishte dhe statura e tij, që sipas BBC, ka nxitur edhe më shumë spekulime në lidhje me shëndetin e tij, pasi u vu re se ishte edhe më i dobësuar.

Related posts

SHBA: Avionët luftarakë po fluturojnë mbi Kabul për të ofruar siguri për evakuimet

D V

SHBA-ja në konsulta me aleatët për zhvillimet në Afganistan

D V

Fauci: Varianti Delta është një “variant i keq”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More