Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Deklarata shokuese e Xhelal Mziut: Kemi ngritur grupet tona dhe çdo person i dyshimtë do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin dy ditë më parë (21 prill 2021) ku mbeti i vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani. Xhuvani u qëllua me armë zjarri nga Arbër Paplekaj, një ish-efektiv policie., pjesë e strukturave për mbrojtjen e votës të ngritura nga Partia Demokratike.

Në fjalën e tij, në përmbyllje të fushatës elektorale në Dibër, kandidati për deputet i PD-së i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo person të dyshimtë ta raportojnë te grupet e posaçme që PD ka ngritur për mbrojtjen e votës dhe do ta pësojnë njëlloj si ai në Elbasan.

Xhelal Mziu: Kemi ngritur grupet e gatshme nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit.

Ditën e djeshme në Maqellarë simpatizantë të PD-së ndaluan një tjetër mjet, për të cilin thonin se i përkiste eksponentëve socialistë me pretendimin se po shpërndanin para për blerjen e votës.

Po ashtu Mziu i bëri thirrje të gjithë qytetarëve dibranë që në 25 prill të mbrojnë votën me gjak dhe nëse  është e nevojshme të dalin me sopata, me drunj për ta mbrojtur atë.

Xhelal Mziu: I bëj thirrje çdo qytetari të Dibrës të dalë dhe ta mbrojë me gjak, me sopata, me drunj apo çfarë të dalë para kushdo që do përdorë voton e një qytetari. Jam i sigurtë që jo vetëm demokratët , por edhe socialistët janë bashkuar në këtë betejë.

Ngjarja në Elbasan

Për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan janë shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë në kërkim është shpallur Klement Xhaferri. Xhaferri është një emër i njohur për policinë e Elbasanit dhe kryeqytetit, ka qenë i hetuar edhe nga prokuroria për një përplasje të ndodhur në Elbasan në 2017 kur pati të shoqëruar dhe ndaluar ku u rrezikua edhe jeta e një punonjësi të policisë në tregun agro-ushqimor në Elbasan.

Ndërkohë PD dhe PS kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për ngjarjen. Të plagosur mbetën edhe 4 persona, një prej të cilëve dhëndri i viktimës, si dhe një efektive policie, Xhensila Sota.

Postime të ngjashme

Manastirliu: Mbi 600 mijë vaksinime të kryera, të cilat mbi 200 mijë me dy doza

S.B.

Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, përballet për herë të parë me kritikët

S.B.

Qendër e re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh, pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit [foto]

S.B.

Luftimet në Izrael, goditje raketash pranë ambasadës shqiptare. Reagimi: Kjo situatë duhet të marrë fund

S.B.

Nga nesër do të mbyllet kalimi i makinave në njërin tub të tunelit të Kërrabës, zbuloni arsyen

S.B.

“Refuzon transparencën mbi 25 prillin”- Juristi i PD-së i drejton dhjetë pyetje publike KAS-it

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...