Agjencia Zhurnal.mk

Deklaratat e Metës për Vjosën, reagon kryeministri

“Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!”, kështu shprehet Kryeministri Edi Rama, duke komentuar deklaratën e një dite më parë të Presidentit Ilir Meta për Vjosën.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shton se “qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”

Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë ndërtimin e digave në lumin Vjosë dhe të shpallë pjesën lumore të saj si Park Kombëtar. Sipas kreut të shtetit, qeveria duhet që të ruajë vlerat e natyrës dhe shëndetit të njeriut. Meta shtoi se qeveria duhet që të dëgjojë edhe thirrje e ekspertëve ndërkombëtarë për ngritjen e HEC-eve jo në përputhje me standardet europiane./tvklan.al

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...