Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Deklaratat e Ramës për shëndetësinë, Basha: ‘Tirja’ është produkti i tij! Programi i PD, rruga e vetme për të dalë nga gropa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon nga selia blu pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra sot në një bashkëbisedim me gazetarët për shëndetësinë.

Basha tha se në këto 8 vite qeverisje Rama nuk ka bërë asgjë, dhe pikërisht kjo është arsyeja, sipas tij, pse ai del sot në ekran 3 orë për të bërë fantazi e shpikje.

Kreu i qeverisë renditi disa nga pikat kryesore të programit të PD për shëndetësinë, duke thënë se është rruga e vetmja për të dalë nga gropa, ku e ka zhytur Rama sistemin shëndetësor.

Le t’i drejtohemi cdo shqiptari sot, ku është shëndetësia falas sot, ku kanë shkuar taksat? Taksat janë rritur, faturat janë rritur, pandemia e nxori zbuluar dështimin total të Ramës. Gjatë këtyre 8 viteve shqiptarët kanë paguar faturën. Pacientët shqiptarë e kanë parë dhe provuar këtë për 8 vite me radhë, tani gjatë pandemisë e panë të gjithë shqiptarët, se si Shqipëria ka një sistem shëndetësor në kolaps, me numrin më të ulët të testimeve. Tirja është produkti i vetëm i Ramës në këto 8 vite, sepse vetë Rama është kryeTire. Zhvat qytetarët. Tani në fund të 8 viteve del dhe rri 3 orë në ekran për të treguar se cfarë do të bëjë, kur kishte 8 vite në dispozicion. Dy muaj para se të largohet del dhe bën shpikje, për t’iu kundërvënë programit tonë, që është një plan realist. Kemi fshehje të vazhdueshme të të dhënave të koronavirusit, por fakti është që Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të infektimeve.

E rëndësishme është se cfarë do të bëjmë për të dalë nga gropa ku e ka futur Rama shëndetësinë dhe rruga kalon përmes planit tonë, që është konkret. Së pari, rroga për mjekët e infermierët, që të ndalet largimi masiv i tyre, shtimi i numrit të mjekëve dhe infermierëve. Jemi me parimin që karta të ndjekë pacientin. Trajtimi i mjekëve specializantë, për t’i mbajtur ata këtu, sepse shumica e tyre po mësojnë gjermanisht për t’u larguar. Decentralizimi i spitaleve, jo kontrolle përmes njohjeve politike. Plani ynë për shëndetësinë është arsyeja e vetme pse Rama del në ekran 3 orë në ditë, duke fantazuar shpikje. Në 8 vite ai kishte tjetër plane, plaçkitjen e shqiptarëve”, tha Basha.

Postime të ngjashme

Njoftohet data e fillimit të shkollave; Ministrja Evis Kushi tregon programin e nxënësve dhe mësuesve

D V

Rama publikon pamjet nga kisha e Shën Premtes në Lukovë: Gati për të pritur vizitorët

D V

Ambasadorja Kim shkon në Vuno, ia shtron me uzo me banorët e fshatit

D V

Policia kontrolle gjatë natës në rrugët e vendit, pezullohen 10 leje drejtimi dhe vendosen dhjetëra gjoba

D V

Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër, policia identifikon dy nga autorët të dyshuar për vënien e zjarrit

D V

Situatë e rëndë në Vlorë, zjarret i afrohen banesave në Dukat të ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...