Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Deklarohet Enti: Regjistrimi nuk do të fillojë

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Në lidhje me situatën e re e krijuar, pasi dje nuk kaluan ndryshimet ligjore në Kuvend, Enti Shtetëror i Statistikave është sqaruar për rrjedhën e procesit të regjistrimit.

Nga ESHS thonë se derisa çështja e regjistrimit të zgjidhet në Kuvend, nuk do të fillohet asnjë aktivitet në teren për regjistrim të popullatës, informon Zhurnal.

Nga Enti shtojnë se duke patur parasysh që regjistrimi zgjatë 21 ditë, gjegjësisht deri më 21 prill, ESHS ka mjaftueshëm kohë që të gjitha aktivitetet e regjistrimit të përfundojnë në kohë.

“Në periudhën derisa pritet zgjidhje në Kuvend, Enti edhe një herë do të bëjë kontroll të të gjitha aktiviteteve tekniko-organizative në teren, që të jetë edhe më e sigurtë se gjithçka është gati për fillim eventual me regjistrim në teren”, shprehen nga ESHS.

Për gjitha aktivitetet tjera në vijim, nga ESHS do të lëshojnë komunikata zyrtare për informim.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Carovska: Organet hetuese do të zbardhin si është bërë furnizimi me librat shkollorë

Bekim Laçi

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...