Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Dekreti i Bajdenit dhe efekti mbi skenën politike në vend

Shkup, 11 qershor – Dekreti I presidentit amerikan Xho Bajden në të cilin me të cilin parasheh futje në listë të zezë të personave të cilët punojnë kundër marrëveshjes së Prespës dhe marrëveshjes së Ohrit, mund të jetë një përcaktues edhe i formimit të koalicioneve që mund të dalin nga zgjedhjet në vend, me thekas të ve[antë te partitë shqiptare të cilët pa përjashtim deklarohen se mbështesin fort potitikat amerikane dhe të Bashkimit Evropian.

Ditë më parë, në një prononcim mediatik, ministri i parë i Jashtëm i Maqedonisës së Veriut, Denko Maleski tha se teoretikisht, dekreti i Bajdenit mund të zbrazë skenën politike të vendit, madje të shlyej partinë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE.

Nga shkaku i kësaj, një skenar në të cilin VMRO mund të dalë fituese në zgjedhje, mund të bëj që ajo të mos mund të formoj qeveri, nga shkaku se do të hasë në dyer të mbyllura te partitë shqiptare. Opozitarja maqedonase në disa raste është shprehur kundër Marrëveshjes së Prespës, madje zyrtarë të saj në fushatë kërkonin vota në mënyrë që të shfuqizojnë marrëveshjen.

Zhurnal.mk ka kontaktuar analistin Mersel Bilalli I cili thotë se [ështja nuk ka të bëjë vetëm me satanizimin e një subjekti që shkon kundër Marrëveshjes së Prespës ose eventualisht marrëveshjes që do të bëhet me Bullgarinë por ka edhe [ështje tjera si[ janë krimi, korrupsioni dhe pengimi I proceseve demikratike.

“Më shumë është kërcënim, por jo vetëm për opozitën por edhe pqër pushtetin sespe krimi dhe korrupsioni kanë të bëjnë me pushtetin, dhe ka një fjalë pa dallim nëse je në pushtet ose në opozitë. Nuk jam I sigurt nëse ata bëjnë kalkulime, atyre u intereson proceset të ecin mbarë, por ajo që shoh është se VMRO për[on sinjalin sikur asaj nuk I intereson Marrëveshja e Prespës  dhe me këtu gjithë[ka shlyhet, sepse amerikanët kanë vërejtje serioze për krimin dhe korrupsionin të qeverisë aktuale. Qëllimi I tyre është ti reformojnë subjektet të reflëktojnë konform opinionit publik”, thotë ai.

Maleski tha se për shkak se nacionalistët maqedonas nuk e kuptojnë vazhdimisht politikën ndërkombëtare, ata rrezikojnë të përfundojnë përsëri siç bëri lideri i tyre i mëparshëm Gruevski, për shkak të së njëjtës injorancë.

Kujtojmë se në vitin 2016 VMRO doli fituese në zgjedhje, por nga shkaku i presionit të madh ndërkombëtar, ajo nuk mund të formojë qeveri.

Postime të ngjashme

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Gjykatësit me rritje të pagave prej 15% deri në vitin 2022

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...