Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Del në shitje Dodge Challenger i rrallë

Zhurnal Ads

Modeli Dodge Challenger i tejzgjatur në version limuzinë ka dalë në shitje në “eBay” me një çmim çuditërisht të lirë, vetëm 32,500 dollarë (rreth 26,500 euro).

Ky Challenger ka më shumë hapësirë në pjesën e pasme si dhe dy palë dyer “gullwing” (që hapen për së larti) – një palë në pjesën e mesme të veturës dhe një palë në pjesën e fundit.

Boshti i kësaj limuzine është zgjatur dhe këtë Dodge e shndërroi në 3.5 metra më të gjatë, që në total i bie të jetë 8.5 metra. Një model i tillë standard është i gjatë 5 metra, shkruan “motor1”.

Në enterier, duket sikur një limuzinë tipike. Po ashtu ka një bar, altoparlantë të instaluar te mbështetësit e kokës të ulëseve si dhe një televizion të madh.

Sipas “The Drive”, ky Dodgje Challenger i zgjatur ka motor Pentastar 3.6-litër V6 si dhe ka të kaluara rreth 128,000 kilometra.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pse Volvo hodhi dhjetë vetura të reja nga një lartësi prej 30 metrash?

S.B.

Zyrtarisht Golf është “i vdekur” në SHBA

S.B.

Ky furgon luksoz prej 90 mijë dollarësh mund të strehojë deri në 5 persona dhe ofron komoditet të jashtëzakonshëm

admin

Këto janë modelet më të reja sportive të Mercedes

admin

Njihuni me automjetin me energji diellore – kushton 26 mijë dollarë, por ‘kurrë nuk ka nevojë për karikim’

S.B.

Shitet në ankand makina që John F. Kennedy përdori në ditën e vrasjes

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...