Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Del në shitje Porsche e Maradonës: Veturën e fundit që e kishte në pronësi në Evropë

Një Porsche që i përkiste legjendës së futbollit Diego Maradona është vendosur në ankand dhe vlerësohet midis 180-240 mijë dollarëve.

Porsche 911 i argjendtë iu dorëzua ish-futbollistit tashmë të ndjerë në nëntor të 1992 ndërsa po luante për ekipin spanjoll Sevilla gjatë sezonit të fundit në klubet evropiane, transmeton Telegrafi.

Pas vdekjes së argjentinasit vitin e kaluar në moshën 60 vjeçare, automjeti i rrallë po ofrohet për shitje për herë të parë si pjesë e një ankandi Bonhams në Paris që zgjat nga 3-10 marsi, raporton cnn.

Sipas Bonhams, vetura ka një shpejtësi maksimale prej gati 162 milje në orë (260 km/orë) dhe është një nga vetëm 1,200 variante të prodhuara për një periudhë dy-vjeçare.

Vetura është në pronësi të shitësit aktual që nga viti 2016 dhe ka përshkuar afërsisht 74,560 milje (120,000 km).

Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe i kujtuar më shumë për bëmat e tij me Argjentinën dhe skuadrën e klubit italian Napoli, vdiq pasi pësoi sulm në zemër në nëntor të vitit të kaluar.

Postime të ngjashme

Volkswageni arrin marrëveshje për pagat me sindikatën IG Metall

S.B.

Citroen prezantoi C5 X – Kombinim i sedanit, SUV-it dhe kamionçinës

S.B.

Një Tesla me shpejtësi rreth 160 km/orë godet disa makina të parkuara, pastaj përplaset në një shtëpi në Florida

S.B.

Fordi nis prodhimin e versionit të ri të veturës më të shitur në SHBA

S.B.

Vetura luksoze që askush nuk e dëshironte – Tatra 700

S.B.

Fordi nis prodhimin e versionit të ri të veturës më të shitur në SHBA

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...