Sport

Del Piero: Pirlo duhet të luajë me sistemin 4-2-4 kundër Barcelonës

Zhurnal Ads

Alessandro Del Piero e ka këshilluar ish-bashkëlojtarin e vet tani trajnerin e Juventusit, Andrea Pirlon, që të luajë me sistemin 4-2-4 kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Juventus do ta presë skuadrën spanjolle në Allianz Stadium të mërkurën, në xhiron e dytë të grupit G në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti italian në xhiron e parë fitoi kundër Dynamo Kiev me rezultat 2:0, ndërsa Barça triumfoi kundër Ferencvaros 5:1 në Camp Nou.

Në ndeshjen e fundit skuadra italiane në Seria A, ka dështuar që të marrë tri pik duke barazuar kundër Hellas Veronas të dielën. Gjatë këtij fillimi të sezonit Juventus ka vetëm dy fitore, një në tavolinë kundër Napolit pasi që këta të fundit nuk udhëtuan për ndeshje për shkak të COVID-19 dhe tjetra kundër Sampdorias, tani zonja e vjetër renditet e pesta në tabelë, tre pik më pak se lideri Milan i cili ka një ndeshje më pak.

Legjenda e Juventusit Del Piero mendon që Andrea Pirlo duhet të ndryshojë sistemin e lojës kundër Barcelonës.

“Juve në krah duhet të luajë me Dejan Kulusevskin dhe Federico Chiesa, i cili ka një potencial të shkëlqyer. Gjithashtu shoh potencial për të luajtur më dy mesfushorë qendrorë, dhe një formacion të mundshëm 4-2-4”, tha Del Piero.

Postime të ngjashme

Ronaldo e shkel karantinën, niset drejt Torinos

admin

Pato drejt rikthimit në Seria A

admin

Eriksen përfundimisht në shitje, Interi ia cakton edhe çmimin

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...