Del Piero: Ronaldo nuk deshi të qëndronte, Allegri nuk bën mrekulli

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk mund të fajësohet për fillimin e dobët të sezonit dhe dështimin për ta mbajtur Cristiano Ronaldon – ka thënë Alessandro Del Piero.

 

Pas largimit të superyllit portugez drejt Manchester Unitedit në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, Zonja e Vjetër ka pësuar humbje të njëpasnjëshme në Seria A.

Legjenda e klubit, Del Piero, ka dalë në mbrojtje të trajnerit gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport.

“Nuk mendoj se duhet të flasim për papërgatitje, por të përballemi me Realitetin: është e qartë se CR7 nuk deshi të qëndronte”.

“Më pëlqen Allegri, mendoj se ka ide të qarta, ai nuk mund të bëjë mrekulli. Puna që është bërë është e shkëlqyer, në zhveshtore dhe në fushë”, ka thënë Del Piero.

Related posts

Pa mëshirë! Federata e Holandës ia ndalon hyrjen në stadium për pesë vite djaloshit që hyri për t’u fotografuar me Depay

D V

Man Utd mban kontakte me sulmuesin Dembele

D V

Nuk ka dyshime, Leo Messi qëndron në Barcelonë edhe 5 vite

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More