Agjencia Zhurnal.mk

Del raporti i OKB-së për Khashoggi-n: prova të pakontestueshme brutaliteti

Hetuesja i ekzekutimeve jashtëgjyqësore e OKB-së, Agnes Callamard, nisi të japë raportin e saj për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Callamard, e cila ka bërë një hetim ndërkombëtar për vrasjen e Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, tha se pas një vizite në Turqi këtë vit, provat treguan për një krim brutal “të planifikuar dhe kryer” nga zyrtarët sauditë.

Mbetjet e Khashoggi nuk janë gjetur, por Callamard ka thënë se ajo dhe ekipi i saj i ekspertëve ligjorë kishin qasje në një pjesë të “materialeve të zymta dhe të tmerrshme” të vdekjes së tij të marrë nga agjencia e inteligjencës turke.

Raporti i saj pritet të përfshijë rekomandime mbi përgjegjësinë kriminale të Arabisë Saudite.

Callamard ka denoncuar mungesën e transparencës në seancat e fshehta të mbretërisë për 11 të dyshuar të akuzuar në vrasje.

Ajo i ka bërë thirrje autoriteteve saudite që të zbulojnë emrat e të pandehurve, akuzat kundër tyre dhe fatin e atyre që janë të arrestuar.

Raporti do të dalë plotësisht në internet mbas dite, në faqen e internetit të Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

CIA dhe disa vende perëndimore besojnë se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i njohur edhe si MBS, urdhëroi një operacion për të vrarë gazetarin Khashoggi, një kritik i politikave të princit të kurorës i cili shkruante në Washington Post.

Vrasja e Khashoggi nga një ekip i operativëve saudit më 2 tetor provokoi rebelim dhe dëmtoi imazhin e princit të kurorës, i cili më parë ishte lavdëruar për ndryshime në mbretërinë konservatore duke përfshirë reformën e taksave, projektet e infrastrukturës dhe lejimin e grave në timon

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...