Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Delawie thotë se është i lumtur që Biden do ta trajtojë Kosovën bazuar në interesin amerikan

Zhurnal Ads

Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka rishpërndarë letrën që kandidati për president Joe Biden, u ka dërguar shqiptaro-amerikanëve që mbështesin Bidenin në zgjedhjet presidenciale, lidhur me vizionin e tij për marrëdhëniet e ShBA-së me Shqipërinë dhe Kosovën.

Delawie ka thënë se kjo letër ka kuptim shumë të mirë pasi Biden do të rikthejë politikën e e baraspeshuar të ShBA-së në Ballkan.

“Kjo letër ka kuptim shumë të mirë. I kënaqur të shoh që Joe Biden do të rikthejë një politikë të balancuar të ShBA-së karshi Kosovës duke u bazuar në interesat e sigurisë nacionale të Amerikës në Ballkan”, ka shkruar ai.

Joe Biden, sipas një faqeje shkrim që mban emrin e kandidatit demokrat për president, gjatë fushatës së ashpër kundër presidentit aktual, Donald Trump, ka menduar enkas për shqiptarët, për Kosovën dhe për Shqipërinë.

Pas dyshimeve të ngritura mbi vërtetësinë e dokumentit, Gazeta Express ka kontaktuar Anila Nicklos, pjesë e organizimit të fushatës së shqiptaro-amerikanëve “Biden për president”.

Nicklos thotë se dokumenti është autentik dhe se grupit organizues të shqiptarëve të Amerikës u është dërguar nga përfaqësuesit e fushatës së Bidenit.

“Dokumenti është autentik. Është dërguar nga përfaqësuesit e “Biden for President” grupit tonë organizues “Albanian Americans for Biden Harris”. Më 8 tetor grupi ynë organizoi një Tubim të madh në bashkëpunim me përfaqësuesit e “Biden for President”. E ftuar e nderit ishte Dua Lipa”, ka thënë Nicklos.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Osmani e Kosnett nderojnë viktimat e 11 shtatorit, vendosin kurora me lule te pllaka përkujtimore

admin

Vetëvendosje kërkon nga presidenti Thaçi ta ftojë PDK-në për ta votuar rrëzimin e Qeverisë Hoti

admin

Hoti thotë se do të ndajnë një fond të veçantë për të ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet

S.B.

Haga konfirmon aktakuzën kundër Haradinajt dhe Gucatit

T E

Nga tani as qytetarët e Gjermanisë s’mund të hyjnë pa testin PCR në Kosovë

admin

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 75 pacientë me coronavirus – 14 prej tyre në gjendje të rëndë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...