Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Delegacion i ish anëtarëve të PE-së në vizitë virtuale në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 5 tetor – Zhurnal.mk – Delegacion i Shoqatës së ish anëtarëve të Parlamentit Evropian është për vizitë virtuale studimore dy-ditore në Republikën e Maqedonisë të Veriut me qëllim të promovimit të dialogut konstruktiv dhe mbështetjes së demokracisë parlamentare.

Ish kryetari i PE-së dhe kryetari i Shoqatës Hans Gert Potering është duke udhëhequr delegacionin, i cili dje dhe sot, siç u njoftua ka takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe parlamentit, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë universitar.

Ish anëtarët e Parlamentit Evropian, siç është njoftuar do të kenë takime onlajn me presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov.

Delegacioni përbëhet nga 15 ish-anëtarë të Parlamentit Evropian nga Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Greqia dhe Sllovenia.

Postime të ngjashme

Punësime në Gjevgjeli, Dellçevë dhe Berovë të maqedonasve të deklaruar si shqiptarë?

Dafina Vidishiqi

Fadil Zendeli ia then bastionin ASh-së, Gostivari radhit pas Zendelit

Dafina Vidishiqi

Azem Sadiku nga PDSH do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Studeniçanit

R Zh

Dokumentet personale, MPB azhuron sistemin, vonesa deri të martën

Dafina Vidishiqi

Ruzhin: Makron dhe Merkel mund ta zgjedhin problemin mes RMV-së dhe Bullgarisë

R Zh

Lëvizja BESA vazhdon ristrukturimin, sonte u themeluan nëndegët e fshatit Çajlë dhe Forinë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...