Delegacion i Qytetit të Shkupit për vizitë zyrtare në Podgoricë

Shkup, 14 korrik – Një delegacion nga Qyteti i Shkupit i udhëhequr nga kryetari Petre Shilegov është në vizitë dy-ditore në Podgoricë, me rastin e 13 korrikut – Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi.

 

Kryetari Shilegovi, siç kumtoi Qyteti I Shkupit u takua me kryetarin e Podgoricës, Ivan Vukoviq, si dhe me zëvendës-kryetarin e Sarajevës, Haris Bashiq, në të cilin u konkludua se vendet në rajon duhet të përhapnin porosi të unitetit dhe qeveritë lokale duhet të jenë plotësisht të përkushtuara në vlerat qytetare të cilat kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe rajoneve.

Shilegov, në takim, theksoi se i vlerëson jashtëzakonisht marrëdhëniet e mira mes dy qyteteve dhe theksoi se ky bashkëpunim i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Me rastin e shënimit të Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi, Kryetari Shilegov dje vendosi lule në monumentin “Për partizanin luftëtar” dhe mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Midis Fashizmit dhe Antifashizmit: në 11 akte”, ekspozitë artistike nga piktorët më të njohur nga Bosnja dhe Hercegovina dhe dhuratë për qytetin e Podgoricës nga Qyteti i Sarajevës. Ekspozita “Midis Fashizmit dhe Antifashizmit: në 11 Akte” është vendosur në shtëpinë e famshme Kuslev dhe do të jetë e hapur deri më 13 gusht.

Kryetari, Petre Shilegov gjithashtu mori pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç në Cetinje, më 12 korrik me rastin e Ditës së Shtetësisë.

Related posts

Pendarovski do të jetë Presidenti i parë që do të vizitojë Greqinë

D V

Këshilli i Sigurimit: Maqedonia ka treguar gatishmëri për të pranuar njerëz nga Afganistani

N E

Higjiena Komunale filloi pastrimin e deponive të egra në Butel

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com