Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Delegacioni i ekonomisë gjermane mirëpret miratimin e ligjeve për pakon e pestë të masave

Shkup, 22 prill – Zhurnal.mk – Delegacioni i ekonomisë gjermane mirëpret miratimin e ligjeve që mundësojnë zbatimin e paketës së pestë të masave ekonomike. Dhe rikujtuan se punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar mund të paraqesin kërkesa për mbështetje të pagës deri më 30 prill.

“Deputetët nga partia në pushtet dhe opozita, fundjavën e kaluar miratuan paketën e pestë të masave anti-krizë, nga e cila varet mbështetja financiare për bizneset dhe qytetarët gjatë pandemisë, si dhe pagesa e pagave për shkurt dhe mars. Paketa e pestë përmban gjithsej 29 masa me vlerë prej 9,7 miliardë denarë, ose rreth 160 milion euro. Masat janë të ndara në katër shtylla: mbështetja e drejtpërdrejtë financiare për ndërmarrjet për të mbajtur vendet e punës, mbështetja financiare për likuiditetin e sektorit privat përmes kredive pa interes, krijimi i një ambienti të favorshëm biznesi përmes ripërcaktimit sistematik të tarifave doganore dhe uljes së tarifave parafiskale dhe lehtësimeve tatimore . Zgjidhjet ligjore, të cilat u votuan në një seancë të mbajtur të dielën dhe lidhur me pagimin e pagave për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021 do të mbulojnë 60 mijë vende pune”, sipas drejtorit të delegacionit, Patrik Martens.

Siç informoi, ai gjithashtu pati një takim me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, në të cilin fokusi ishte në reformat e sistemit tarifor.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...