Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben Meir, ka thënë se kryeministri Hoti duhet të ketë pasur një arsye të madhe që ka marrë një delegacion kaq të gjerë me vete në kryeqendrën amerikane.
Për shkuarjen në Washington të kryeministrit Hoti me tetë pjesëmarrësit e tjerë të delegacionit Meiri është shprehur i habitur, shkruan “Zeri.info”.
Ai përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se shpreson që ky delegacion i gjerë të ketë një arsye të mirë.
“Delegacioni i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë tashmë ka arritur në SHBA. Delegacioni përbëhet nga tetë persona: Kryeministri, shefja e kabinetit, dy zv/kryeministra, ministrja e Jashtme, ministri i Drejtësisë dhe ai i Infrastrukturës, si dhe koordinatori shtetëror për dialogun. Kjo mund të jetë një mbingarkesë. Shpresoj që kryeministri Hoti të ketë një arsye të mirë që ta sjellë një delegacion kaq të gjerë”, ka shkruar Meiri.