Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Delegacioni kuvendor mori pjesë në onlajn takimet e shkurtit të AP-së së NATO-s

Shkup, 2 mars, Zhurnal.mk – Në organizim të AP të NATO-s dhe NATO-s, më 1 dhe 2 Mars 2021 përmes platformës KUDO, u mbajtën takimet e përbashkëta tradicionale të shkurtit të disa komiteteve të AP të NATO-s dhe Takim i Posaçëm me Këshillin e Atlantikut të Veriut, në të cilin nikoqir gjithmonë është delegacioni i Belgjikës në AP të NATO-s. Këto takime mbahen në përputhje me rregullat e Chatham House, dhe për shkak të ndjeshmërisë së informacioneve të ndara, ato nuk mund të vendosen në publikun e gjerë.

Në takimet morën pjesë deputetët Arbër Ademi, shef i Delegacionit të Kuvendit në AP të NATO-s, Ilija Nikolovski, anëtarë si dhe Sekretariati i Delegacionit.

Debati u zhvillua mbi sfidat dhe përparësitë strategjike post-pandemike për NATO-n, qëndrueshmërinë e shoqërive dhe demokracinë në Aleancë, sfidat me Lindjen dhe situatat e tjera aktuale. Parlamentarët gjithashtu iu referuan Projektit “NATO 2030” dhe rolit të parlamenteve, gjatë së cilës u përshëndet kontributi i parlamentarëve në këtë projekt, të cilët dhanë mendimet e tyre individuale dhe përmirësimet e tij. U prezantua raporti i parë presidencial onllajn i AP-së së NATO-s, i përgatitur në kushte specifike të papara të punës të shkaktuara nga pandemia e Covid-19.

Në ditën e dytë të takimeve të përbashkëta u mbajt Takimi Special me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Pjesë e veçantë u la për pyetje nga krerët e delegacioneve parlamentare pranë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, në të cilën gjithashtu kishte ndërhyrjen dhe pyetjen e tij kreu i delegacionit parlamentar në AP të NATO-s, deputeti Arber Ademi.

**Takimet e shkurtit “Bruksel” të AP të NATO-s paraqesin forum ku parlamentarët e NATO-s kanë mundësi unike për t’u takuar me zyrtarë të qeverisë së NATO-s dhe ekspertë ushtarakë në mënyrë që të mësojnë rreth zhvillimeve aktuale në hartimin e politikave strategjike të Aleancës. Parlamentarët, nga ana e tyre, kanë të drejtën ekskluzive si përfaqësues të popullsisë që bien nën “kapelën” e NATO-s ti shprehin pikëpamjet e tyre mbi këto politika dhe të propozojnë ide për modelimin dhe përshtatjen e tyre adekuate ndaj përparësive individuale të shtetit.

Postime të ngjashme

Bytyqi: Me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare e kthejmë kreativitetin e ivent industries

R Zh

Në Dibër edhe një viktimë nga Kovid-19, deri më tani gjithsej 40

R Zh

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

Sela: Është gënjeshtër që koalicioni ASh-AAA ka bllokuar pakon e pestë ekonomike

R Zh

MASH: Programe të reja mësimore për filloristët – bazë dhe nxitje për qasje kreative në mësim

R Zh

Qyteti i Shkupit së shpejti do të fillojë me implementimin e qarkullimit – transport i shpejtë me autobusë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...