Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Delegacioni qeveritar me rastin e Ditës së Pavarësisë u bëri homazh ish presidentëve Gligorov dhe Trajkovski

Shkup, 8 shtator, zhurnal.mk – Në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,  sot kremtohet festa e madhe “Dita e Pavarësisë – 8 Shtatori”.

Programi me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë të  atdheut tonë, filloi me homazh dhe vendosjen e luleve të freskëta të ish presidentëve të ndjerë Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov, nga ana e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Kryeministri në vendosjen e luleve në Varrezat e qytetit në Butel, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. Kurora lulesh vendosën edhe delegacionet zyrtare të Presidentit të shtetit, të Kuvendit, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lidhja e Luftëtarëve, përfaqësues të partive politike, kori diplomatik dhe Qyteti i Shkupit.

Me rastin e 8 Shtatorit, sivjet në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut solemniteti qendror mbahet në pllajën para godinës së Qeverisë në pajtim me protokollin për shënimin e festave shtetërore të Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse gjegjësisht pa tubime masive, me minimum persona të pranishëm dhe respektim të protokolleve shëndetësore dhe sigurim të distancës dhe mbrojtje.

Postime të ngjashme

Vaksina, Sofijanova: Na mbron nga virusi korona

R Zh

Gjorgjia Sajkoski do ta udhëheqë shtabin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme lokale

R Zh

Komunës së Çairit / Deri më tani janë vaksinuar 91 mësimdhënës/e dhe 58 edukatore

R Zh

Bullgari, konstituimi i kuvendit më 15 prill

R Zh

Zjarrfikësit e Shkupit vaksinohen kundër Covid-19

R Zh

“Drejtësia” s’do marrëveshje me sopotasit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...