Delegacioni qeveritar vendosi lule për nderi të viktimave të luftës antifashiste në memorialet në Kumanovë dhe Prilep

Shkup, 11 tetor –  Delegacioni i qeverisë i kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski i shoqëruar nga zëvendësministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Ilhan Rahman, në Ditën e Kryengritjes popullore, vendosën lule para Memorialit të eshtrave në Kumanovë kushtuar luftëtarëve të cilët e dhanë jetën në luftën popullore për çlirim.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, me këtë aktivitet, si edhe me përmbajtjet e tjera që janë organizuar sot edhe Kumanova si qytet luftëtar u përfshi në shënimin e 11 Tetorit, si një prej datave më të rëndësishme të historisë tonë, si përkujtues se para 80 vitesh populli e solli vendimin e duhur – të qaset në koalicionin antifashist, duke nisur kryengritje si fillim i lëvizjes popullore çlirimtare dhe ta realizojë ëndrrën e gjeneratave të para për krijimin e shtetit të Maqedonisë.

Një delegacion tjetër qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, vendosi lule të freskëta në memorialet e qytetit hero Prilepi, ku që dje dhe gjatë ditës së stome realizohet program solemn shtetëror me të cilin shënohet festa shtetërore 11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore dhe e shënon 80 vjetorin e kësaj ngjarje me të cilën nga viti 1941 u shënua fillimi i Luftës popullore çlirimtare dhe lindja e shtetit të Maqedonisë.

Delegacioni qeveritar u përul dhe vendosi lule të freskëta në memorialet e heronjve Metodija Andonov Çento, Kuzman Josifovski Pitu dhe në memorialin “Gruaja luftëtare”, pas çka e vizitoi Alinenë e heronjve popullorë që t’u bëhen nderime viktimave në luftën popullore çlirimtare nga Prilepi, qytet i cili i dha 650 viktima dhe krenohet me 15 heronjtë popullorë.

Kurora lulesh në memorialet e Luftës popullore çlirimtare sot vendosën edhe delegacione të tjera të kreut shtetëror, të organizatave shoqëroro-politike, të Armatës, të trupit diplomatik dhe mysafirë nga jashtë.

Related posts

Infektohen me coronavirus disa nxënës në shkollat e Strumicës

D V

Uji në Shkup i sigurt dhe cilësor për pirje

D V

RMV, u regjistruan 406 raste të reja me kovid dhe 18 viktima

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More