Demaku i PDK-së: Nuk votojmë asnjë kandidat të LVV-së për formimin e Qeverisë

nga L. M

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, tha se deputetët e këtij subjekti politik nuk kanë votë për asnjë kandidat nga LVV-ja për formimin e Qeverisë së re.

Në një deklaratë për rtv21 deputeti Demaku tha se edhe nëse kontaktohet individualisht nga ndonjë zyrtar i LVV-së për ta kërkuar votën e tij, tha se nuk lëviz nga qëndrimi i PDK-së, transmeton Klankosova.tv.

‘’Qëndrimi i PDK-së është i qartë se nuk e votojmë asnjë kandidat të LVV-së për kryeministër. Edhe nëse më kontakton dikush individualisht, unë jam brenda këtij qëndrimi të PDK-së dhe nuk lëvizi nga ky qëndrim”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More