Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Demanton Etemi: Nuk ka pasur konfrontime fizike, por vetëm verbale

Shkup, 4 shkurt, Zhurnual.mk – Drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës Artan Etemi, demanton lajmin e publikuar në disa media, kinse të jetë fizikisht i sulmuar nga një i punësuar, gjegjësisht i punësuar si sigurim në spitalin e Tetovës., përcjell Zhurnal.mk.

Etemi në një status në profilin e tij në rrjetin social fejsbuk bënë të ditur se ai nuk ka qenë fizikisht i sulmuar, por vetëm verbale dhe për të njëjtat në formë të detajuar është informuar edhe MPB-Tetovë.

“Lidhur me lajmet e mbrëmshme se jam sulmuar fizikisht dua t’ju njoftoj se nuk ka pasur konfrontime fizike, por vetëm verbale dhe për të njëjtat në formë të detajuar është informuar edhe MPB-Tetovë.
Megjithatë dua t’ju njoftoj se unë dhe Lëvizja BESA nuk do të lejojmë veprime antiligjore siç janë mësuar me dekada të funksionojnë.

Parimi im dhe i Lëvizjes BESA është t’u shërbejmë qytetarëve e të punojmë në interes të tyre dhe jo në interes të sherifëve partiak.

Andaj, përpjekjet e tilla për të më frikësuar dhe për të më ndaluar nuk do të pinë ujë tek unë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve të Tetovës. Ngritja e cilësisë dhe llogaridhënia do të jetë përkushtim i joni.”, ka shkruar Etemi në profilin e tij, fejsbuk, transmeton Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Bullgaria e zhgënjyer me rezolutën e miratuar në Shkup

Z H

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Z H

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z H

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...