Dembele këmbëngul se ai e ‘do’ Barcelonën, pavarësisht vërshëllimave të tifozëve

nga D V

Ousmane Dembele çuditërisht pohoi se ai “e do” Barcelonën pavarësisht se u vërshëllua pandërprerë gjatë rikthimit të tij në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain.

Dembele, i cili u largua nga Barcelona verën e kaluar, luajti një rol kryesor në rikthimin e jashtëzakonshëm të PSG duke shënuar golin e barazimit 1-1 në pjesën e parë në ndeshjen e dytë të çerekfinales së tyre.

PSG-ja shfrytëzoi momentin e saj pas pushimit, kundër Barcelonës me 10 lojtarë, me Vitinha dhe Kylian Mbappe që shënuan dy gola të shpejtë për të marrë epërsinë në ndeshje.

Pavarësisht se u reduktua në dhjetë lojtarë pasi Ronald Araujo mori të kuqin, Barcelona u përpoq të kthehej në lojë dhe iu afrua disa hërë. Megjithatë, fati i katalunasve u vulos kur Mbappe shënoi golin e katërt në fund të ndeshjes për të përfunduar një rikthim të paharrueshëm dhe për të vulosur një vend në katërshen e fundit.

Tifozët e Barcelonës bënë çmos për të shqetësuar Dembelen, duke fishkëllyer sa herë që francezi merrte topin, por francezi nuk ua ktheu me të njëjtën monedhë.

“Mirëpritja që më është bërë? E kam përjetuar shumë mirë sepse e kam përjetuar tashmë në vitin 2021 duke u fishkëllyer këtu në Barcelonë. Nuk do ta ndryshoj lojën time për fishkëllima. Unë kam qëndruar i përqendruar, Barca është një klub i madh”, ka thënë fillimisht Dembele.

Dembele këmbënguli se ekzistonte një besim tek bashkëlojtarët se ata mund të kthenin fatin e tyre në Spanjë pavarësisht se humbën ndeshjen e parë në Parc des Princes.

“Të gjithë besuan se ne mund të kualifikoheshim, edhe nëse e humbnim ndeshjen e parë 3-2”.

“Ne nuk u dorëzuam, e dinim se do të shënonim gola këtu. Një ndryshim i madh nga i gjithë ekipi. Punuam gjithë javën, taktikisht, me trajnerin. Taktikat e tij ishin perfekte. Edhe pse pranuam golin e parë , nuk lamë të na bjerë koka, pasi vazhduam të besojmë”, përfundoi ylli francez. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More