Demë Shehu i Grupit të Kumanovës: Çfarë i thash gjykatësve maqedonas për të vërtetën e Lagjes së Trimave

Shkup, 11 korrik – Demë Shehu nga Grupi i Kumanovës i cili po vuan burgun në Maqedoninë e Veriut ka zbardh detaje lidhur me fjalët e tij në Gjykatë. Ja fjalët e tij për të vërtetën e ngjarjeve të 9 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë:

 

Meqenëse nuk ua mbajti gazetarëve që deklaratat tona t’ia paraqesin publikut të pa censuruara,dëshmohet qartë se nuk ka gazetari të pavarur ose janë të frikësuar.

Çdo herë ,deklaratat tona të vërteta mbesin të burgosura brenda mureve të gjykatës.

Deklarata ime para pesë Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme;

Ju po na akuzoni për terrorizëm dhe organizatë terroriste.
Akuzen tuaj nuk mund ta mbështetni në asnjë bazë ligjore.

Është shumë e vërtetë se më datën 9-10 maj,në Lagjen e Trimave ka pasur terrorizem pikërisht nga organizata terroriste Vmro-Dpmne,gjegjësisht nga Kryeterroristi Gruevski dhe miniterroristët e tijë,i cili kishte sjellur një makineri vrastare,e cila po gjuante në shtëpitë e Shqiptarëve pa asnjë paralajmrim,duke rrezikuar jetën e qytetarëve Shqiptarë që në orët e hershme të mëngjesit.

Z.Gjyqtar,kam një pyetje për ju;

Cila është detyra e policisë dhe ushtrisë,të mbrojnë jetën e qytetarëve apo t’i gjuajn e t’i bombardojnë shtëpitë e qytetarëve?
Kryeterroristi Gryevski dhe kompania e tijë janë terroristët e vërtetë,të cilët ushtruan dhunë psikologjike dhe terrorizëm mbi popullatën Shqiptare.

Ne,e mbrojtëm popullatën Shqiptare nga sulmet terroriste të pushtetit të organizatës terroriste Vmro-Dpmne.

Krerët e organizatës terroriste Vmro-Dpmne,janë të njëjtit terroristë që e sulmuan Parlamentin dhe më pastaj,u akuzuan dhe u denuan nga kjo gjykatë për terrorizëm,të cilin e ushtruan me datën 27 prill, të vitit 2017.

Më thuani,kush janë terroristët e vërtetë tani dhe ku janë ata,më thuani ku janë?

Ne kemi luftuar kundër Kryeterroristit Gruevski dhe kompanisë së tij,ndërsa ju,të njejtit kriminelë i keni dënuar për terrorizëm.
Tani,Z gjyqtar,a mund të ma spjegoni se kush janë terroristët e vërtetë?
Kryeterroristi iku si urith në Hungari,terroristi tjetër si qyrravitet si kukuvajkë në shutkë.E gjithë kompania e tyre janë dënuar me burg për terrorizëm.

E gjithë bashkësia ndërkombëtare ishte kundër regjimit fashist të Gruevskit dhe kompanisë së tijë.
Ne çlirimtarët,nuk bëm as më shumë e as më pak sesa atë që e bëri bashkësia ndërkombëtare,do të thotë ne ishim në të njejtën linjë me ndërkombëtarët(kundër gjakëpirësave të Shqiptarëve),të cilët në mënyrë kronologjike ushtruan dhunë e terror nëpër familjet Shqiptare.

Po mos të ishte lufta e shenjtë e 9-10 majit,Kryeterroristi Gruevski dhe kompania e tijë gjakëpirëse, akoma sot e kësaj dite do të ishin në pushtet,e duke i terrorizuar Shqiptarët.

Ne nuk jemi terroristë.Ne jemi Çlirimtarë,jemi Idealista.

Sa të jem gjallë,kudo që të nodhem,si në burg si në liri,gjithmonë do të flas me zë të lartë për liritë dhe të drejtat e popullit tim,kudo që ata ndodhen.

Miq të dashur ,këto ishin fjalët e mia para pesë Gjyqtarëve në Gjykatën Supreme!

Lavdi Vëllezërve të mi Heronj, të cilët e fundosen pushtetin gjakëpirës të Shqiptarëve!

Related posts

Filipçe nuk paralajmëron masa të reja për momentin, të shihet një herë si do të kalojë gushti

Z H

Rruga Tetovë–Prizren mbetet vetëm dëshirë! Boçvarski: Do shikohen përfitimet dhe më pas projekti

D V

Kryetarët e partive politike shqiptare urojnë Kurban Bajramin

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More