Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Demi Lovato me këngë thumbon presidentin e Amerikës

Demi Lovato me shumë guxim dhe pa kërkuar falje këndon për gjendjen politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në videoprojektin e ri të titulluar “Commander in Chief”.

Kënga vjen pas javë para zgjedhjeve në Amerikë, të cilat mbahet më tre nëntor.

E realizuar nga Eren Cannata dhe vëllai i këngëtares Billie Eilish, Finneas, kënga e përcjell me një videoklip të thjeshtë por domethënës, veçohet për tekstin e saj ku ndër të tjera Lovato dëgjohet duke thënë: “I pari i vendit, sinqerisht, nëse do t’i bëja gjërat që ti i bënë, nuk do të mund të flija natën. Ne jemi në gjendje krize… derisa ti i frynë xhepat e tu.”

Protagonist të videoklipit në fjalë janë qytetarë të thjeshtë të Amerikës të cilët i takojnë racave të ndryshme, derisa kah fundi i këngës shfaqet edhe Demi Lovato e cila vjen me një performancë emocionuese, transmeton koha.

“Commander in Chief” tashmë është lasnuar në platformën muzikore YouTube, ku i numëron më shumë se 4 milionë klikime. Ndërsa të mërkurën më 14 tetor, Lovato e interpretoi live këtë baladë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “Billboard Music Awards”.

Këngëtarja e lindur në New Mexico e cila është fituese e shumëfishtë e çmimit “Grammy”, e filloi karrierën e saj duke luajtur dhe performuar në seri të kanalit Disney të tilla si: “Camp Rock” dhe “Sonny with a Chance”, para se ta fillonte karrierën si pop këngëtare. Ndër vite Lovato ka realizuar hite të shumta si: “Skyscraper”, “Sorry Not Sorry”, “Confident”, “Heart Attack”, “Sober”, “Anyone”, “I love me” dhe të tjerë.

https://www.instagram.com/p/CGWTNcyBPaZ/?utm_source=ig_web_copy_link

Postime të ngjashme

Leonita me ‘selfie’ para pasqyrës, në plan të parë barku i rritur

S.B.

Billie Eilish ka bërë gati albumin e ri gjatë karantinës

S.B.

Rita Ora, mysafire e Jimmy Fallon më 2 mars

S.B.

Rrëfimi i Kate Winslet për kritikat lidhur me peshën e saj

S.B.

Boateng nën hetime se ia kishte shqyer veshin Kasia Lenhardtit, një vit para se të vetëvritej – ai është nën akuza edhe për sulm fizik ndaj nënës së vajzave të tij

S.B.

Kanye fotografohet në publik pas shkurorëzimit me Kim, tashmë nuk e mban unazën

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...