Demi Moore dukej po aq rinore sa gjithmonë teksa u shfaq në qytetin e New Yorkut të mërkurën.
Aktorja 62-vjeçare e filmit The Substance — e cila deklaroi në samitin Time100 të së njëjtës ditë se “do të ishte bukur” të kishte edhe një shans tjetër për një çmim Oscar — u shfaq elegante dhe plot jetë në një kostum gri të kombinuar me një fund me po të njëjtën ngjyrë, u rrethua nga fansa entuziastë në Manhattan.
Ajo ishte e shoqëruar nga qeni i saj simpatik, vetëm një ditë pasi revista People e shpalli atë si “Personin më të Bukur” në kopertinën e numrit të saj vjetor.
Në rrëfimin për kopertinën, Demi pranoi se në kulmin e famës dhe suksesit të saj në box office, i nënshtrohej vetes dietave ekstreme dhe ushtrimeve të lodhshme fizike, në përpjekje për të ruajtur një figurë të përsosur dhe elegante.
Edhe pse sot e ka tejkaluar atë fiksim jo të shëndetshëm me pamjen e saj, ish-bashkëshortja e Bruce Willis vazhdon të duket mahnitëse dhe plot energji.
Ajo u shfaq me një veshje monokromatike tepër elegante.