Demi Moore shpallet ‘personi më i bukur në botë për vitin 2025’ nga revista People

nga D. V.

Titullin e personit më të bukur në botë për këtë vit sipas revistës People e fitoi aktorja e njohur Demi Moore (62 vjeçare).

Që nga viti 1990, revista People ka përzgjedhur njerëzit më të bukur në botë me qëllim që të prezantojë lexuesit me personazhet e famshëm që thyejnë stereotipet për bukurinë dhe frymëzojnë me shembullin e tyre.

Nëpërmjet kësaj përzgjedhjeje prestigjioze, yje të shumtë të Hollivudit janë përfaqësuar ndër vite, duke përfshirë yllin e parë të kopertinës Michelle Pfeiffer, dhe më vonë Julia Roberts, Beyonce, Kate Hudson dhe shumë të tjerë.

Pas suksesit të saj të madh në filmin horror “The Substance”, në të cilin ajo luan një grua të fiksuar pas rinisë së përjetshme, Demi foli për revistën People për pikëpamjen e saj për bukurinë.
“Bukuria është autenticitet dhe pozitivitet. Është të ndihesh rehat në lëkurën tënde”, tha Moore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More