Demo: Do ngremë konsorciumin për vajin e ullirit, brand i certifikuar i Beratit

nga D. V.

Ervin Demo deklaroi sot se përmes projektit “Berati 2400-vjeçar” me institucionet e linjës dhe Bankën Botërore do të ngrihet konsociumi për zhvillimin e  sektorit të vajit të ullirit, përpunimin e tij dhe rregullimin e tregut sipas standardeve më të mira, ku vetë fermerët dhe sipërmarrësit e vajit do të jenë pronarë të këtij organizimi.

Gjatë një takimi me fermerë të zonës së Beratit ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Demo tha se ky projekt parashikon dhe ngritjen e një pike grumbullimi për vajin e ullirit të qarkut Berat dhe krijimin e një brandi të certifikuar të këtij produkti.

Ai shprehu kënaqësi për këtë takim që siç i cilësoi ai, “janë njerëzit e punës dhe që përfaqësojnë një kategori në këtë rajon që japin shumë për atë çka është prodhimi i këtij qarku”.

Bujqësia tha ai, është një sektor prioritar që po merr zhvillim falë politikave mbështetëse por dhe hovit që po merr turizmi në këtë qark.

“Bujqësia dhe turizmi janë tashmë të shkrira në një sektor dhe patjetër që produktet autentike janë një vlerë e shtuar e paketës turistike që ofron qarku jonë, krahas rritjes së eksporteve bujqësore”, u shpreh Demo.

Demo e cilësoi trend zhvillimi modelet e agroturizmeve në këtë zonë që i japin vlerë të shtuar zinxhirit të turizmit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More