Demokratët duhet të rivotojnë nëse janë me Berishën apo SHBA

Nga Mero Baze

 

SHBA i kanë kërkuar zyrtarisht Partisë Demokratike të mos mbajë Sali Berishën në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, duke i kërkuar atij të dorëzojë mandatin. Ambasadorja Yuri Kim u detyrua ta bëjë publik mesazhin e saj, pas spekulimeve të Lulzim Bashës, i cili ia ka fshehur publikut dhe vetë demokratëve këtë qëndrim të SHBA. Ambasadorja shkoi dhe më tej, duke i kujtuar Partisë Demokratike, izolimin ndërkombëtar nga SHBA, duke u cituar fjalinë e famshme të Enver Hoxhës se “edhe bar do të hamë”, por Berishën nuk e dorëzojmë.

Pas kësaj Lulzim Basha dhe Partia Demokratike duhet të kenë një qëndrim të tyre zyrtar, pasi loja me dy porta, që ambasadorëve t’u thuash: “nuk kam çfarë t’i bëj Berishës se ai të v r et” dhe demokratëve tu thuash: “nuk kam çfarë t’i bëj ambasadores, se ajo të fut në Listë të Zezë”, duhet të marrë fund. Nëse Lulzim Basha nuk ka guxim të marrë qëndrim në emër të partisë, ai duhet të marrë qëndrim personal, dhe ta hedhë në referendum brenda partisë qëndrimin e tij, pro ose kundër Berishës. Vendimi i Partisë Demokratike duhet të jetë legjitim dhe duhet të përfaqësojë Partinë Demokratike. Kjo risjell pr obl emin e zgjedhjeve false në Partinë Demokratike, ku tema kryesore e debatit u shmang, dhe sot ajo gjendet në kurthin e Lulzim Bashës që i duheshin letrat e PD, por jo vizioni i PD.

Tani PD nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse të votojë me parimin një anëtar një votë, pro ose kundër përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi parlamentar, dhe ky opsion të shoqërohet dhe me mbështetje ose refuzim publik. Vetëm në këtë mënyrë PD do të ketë një përfaqësim real të saj, dhe do të drejtohet nga njerëz që kanë legjitimitetin e mbrojtjes ose flakjes së Berishës. Dhe kjo duhet bërë para 12 Shtatorit, pasi nuk është thjesht votim pro ose kundër Berishës, pro votim pro ose kundër orientimit perëndimor të Partisë Demokratike. Siç shikohet qartë, çdo përpjekje e Berishës për t’u mbrojtur e zhyt, atë në një anti-amerikanizëm më të thellë dhe në sh pifje të cilat nuk i bëjnë më punë as në Bathore.

Partia Demokratike, në shumicë mund të vendosë të mbrojë Berishën, por për këtë duhet të vendosin vetë anëtarët e saj, pasi Lulzim Basha nuk ka guximin dhe përgjegjshmërinë politike të marrë vendim. Ato do të jenë dhe zgjedhjet reale të PD. Lideri i ardhshëm i opozitës shqiptare është ai që do të ketë guximin të jetë sot kundërshtar i Sali Berishës në këtë b ete jë. Të tjerët do të jenë pjesë e koshit të plehrave të Sali Berishës.

Related posts

Terrorizmi; Ne shqiptarët nuk kemi gjasë të jemi imunë

D V

Refugjatët afganë në pragun e Evropës

Redaksia

Një letër e mirënjohjes për senatorin Bob Dole

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com