Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Demokratët nuk dorëzohen”/ Basha takim me strukturat në Durrës: Rezultati i 25 prillit nuk do të pranohet kurrë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me strukturat në Durrës ka theksuar edhe një herë se PD nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, sepse zgjedhjet i konsideron ‘masakër elektorale’.

Basha tha se demokratët nuk do të dorëzohen kurrë dhe beteja deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi do të vazhdojë.

Demokratët nuk dorëzohen kurrë. Ne jemi e e vetmja digë që e ndan të mirën nga e keqja, dëshpërimin nga shpresa. ne jemi nisur për t’i çuar shqiptarët drejtë një të ardhme më të mirë. Në 25 prill vullneti i zgjedhjeve u tjetërsua.

Ky rezultat nuk do të pranohet kurrë, e qartë si ky diel që shndrit. Dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës sonë e ka gabim. Beteja jonë do të vazhdojë deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi.

Ata që na bëjnë me faj, ju them se për PD opsioni i bashkëpunimit me krimin do të jetë zero. Pushteti i marrë me krimin pjell vetëm krim. Ne nuk e kërkuam pushtetin për vetën tonë, ne e dorëzuam për t’u bërë njësh me qytetarët.

Pushteti për ne nuk është një mjet për të vjedhur dhe blerë votat, por një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Ne jemi një shtëpi e madhe dhe çdo kush ka të mirat dhe të metat e tij/saj, por një gjë na bashkon vendosmëria për t’iu shërbyer këtyre njerëzve.

Mendimet dhe idetë, kritikat konstruktive ne i mirëpresim, por duhet të vazhdojmë betejën që në 25 prill menduan se e mbyllën. Në 25 prill ata mbyllën vetëm një mundësi për ndryshimin që do të sillte vota plebishitare e qytetarëve”, tha Basha.

Postime të ngjashme

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...